Policia me detaje të reja për plagosjen e mbrëmshme në Prishtinë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me plagosjen e mbrëmshme në Prishtinë

Sipas Policisë, tre viktima meshkuj kosovarë -të mitur, janë duke u trajtuar në QKUK, pasi që të njëjtit janë qëlluar me armë zjarri nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë.

Njoftimi i plotë:

VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË

Rr. Bill Klinton, Prishtinë, 20.10.2023-18:44. Tre viktima meshkuj kosovarë -të mitur, janë duke u trajtuar në QKUK, pasi që të njëjtit janë qëlluar me armë zjarri nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale tri gëzhoja të armës, në lidhje me rastin janë intervistuar pesë dëshmitar, dy të dyshuarit gjenden në arrati, rasti në procedurë hetimore.