Policia ndalon 8 serbë në Vushtrri, fotografuan Kalanë e Qytetit!

Policia e Kosovës sot në Vushtrri ka ndaluar tetë persona nga Serbia.

Të njëjtit u hasën duke fotografuar Kalanë e Qytetit.

Ndalimi i tyre erdhi për nevoja të verifikimit, të cilët më pas janë liruar.

Rasti për Indeksonline është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Policia në Vushtrri, sot në orët e mesditës te Kalaja e Qytetit ka hasur në disa persona që po fotografonin Kalanë e qytetit. Për nevoja të verifikimit janë shoqëruar në Stacion Policor tetë persona shtetas të RS Serbisë, Lidhur me veprimet është njoftuar prokurori ku pas verifikimit të nevojshëm personat jane liruar”, tha ai.