Vrasja e Liridona Murselit, arrestohet edhe personi i tretë

Është arrestuar edhe i dyshuari i tretë për vrasjen Liridona Murselit që ndodhi të mërkurën mbrëma në Prishtinë.

Klan Kosova përmes burimeve mëson se inicialet e të arrestuarit të tretë për këtë rast janë K.K.

Këto burime i kanë thënë Klanit se personi në fjalë është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kujtojmë se në mesin e të arrestuarve është edhe bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli.