Portokalli, rrushi dhe karrota përmbajnë komponime kundër kancerit sikurse ilaçet për trajtim

Portokalli, rrushi dhe karrota mund të përmbajnë komponime kundër kancerit që ngjajnë ngushtësisht me ato të përdorura në ilaçet e licencuara për trajtim, sugjeron hulumtimi.

Një studim zbuloi se nga më shumë se 7,900 molekula brenda frutave dhe perimeve, 110 kanë potencial për të luftuar tumoret.

Kjo bazohej në ngjashmërinë e molekulave me komponimet e gjetura në medikamentet ekzistuese kundër kancerit.

Frutat dhe perimet janë të pasura me antioksidantë të quajtur flavonoids, të cilat u japin atyre ngjyrën e tyre, njofton Klan Kosova.