Presidenti i Ukrainës nënshkruan aplikacionin për anëtarësim në BE

Presidenti ukrainas, Voldymuyr Zelensky, ka nënshkruar një aplikim për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian.

Këtë hap, Zelensky e ndërmori derisa ekipi i tij po negocion me ekipin rus, në mes të luftës.

“Ky është një moment historik”, ka shkruar Parlamenti i Ukrainës, në Twitter.

Negociatat Ukrainë-Rusi, të cilat kanë nisur para pesë orësh, po vazhdojnë akoma.

Një zyrtar i presidencës së Ukrainës ka njoftuar se tashmë ka nisur rundi i tretë i diskutimeve mes palëve.