Presidenti kroat e paralajmëron Serbinë për pasoja nëse vazhdon paditë ndaj gjeneralëve kroat

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq ka thënë se Serbia nuk do ta ketë mbështetjen e shtetit të tij nëse do të vazhdojë t’i padisë gjeneralët kroatë.

“Serbia duhet ta dijë se përderisa mendon të padisë gjeneralët kroatë për shkak të ngjarjeve në territorin e një vendi të tretë, nuk do të ketë mbështetjen kroate”, tha sot Milanoviq.

“Ne nuk mund ta tolerojmë këtë. Ky është niveli minimal i besimit në marrëdhënie. Perëndimi është duke pritur dhe është i hapur”, tha presidenti kroat në Vukovar.