Presidenti Thaçi apel deputetëve: Mos i injoroni kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, draft- rezoluta (dokument)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi iu bëri thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të mos i injorojnë kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Ai përmes një statusi në Facebook ka publikuar draft- rezolutën e dërguar në kuvend dhe ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të mos i injorojnë kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Statusi i plotë i Thaçit:

“Kjo është draft-rezoluta që ia kam dërguar për shqyrtim dhe miratim Kuvendit të Republikës së Kosovës. U bëj thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të mos i injorojnë kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Ne e kemi obligim që t’i mbështesim në realizimin e kërkesave të tyre! HTH”