Presidentja Osmani deklaron vlerën e shtëpisë që e bleu në vitin 2023

Presidentuja Vjosa Osmani ka deklaruar pasurinë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, ku del të jetë mjaft e pasur.

Preisdentja ka deklaruar se në vitin 2023 ka blerë shtëpi (banim në varg) në vlerë 510 mijë euro e cila është në emër të përbashkët me bashkëshortin, shkruan Reporteri.net.

E para e shtetit ka deklaruar edhe një banim në varg (shtëpi tjetër) në vlerë 190 mijë euro, në emër të përbashkët.

Ajo ka deklaruar edhe një shtëpi të ndërtuar në vitin 2004 në emër të saj dhe burrit në vlerë 170 mijë euro, banesë në vlerë 59 mijë e 760 euro, garazhë në vlerë 6 mijë euro dhe tokë të përbashkët në vlerë 35 mijë euro.

Në deklarimin e vitit 2022, preisdentja Osmanikishte deklaruar banim në varg, por kishte thënë se nuk është ende në emër të deklaruesit dhe nuk ka vlerë reale në ndërtim të vrazhdë, shkruan Reporteri.net.

E para e shtetit ka deklaruar se poedon veturë të tipit Mercedes në vlerë 10 mijë euro.

Para të gatshme ka deklaruar në emër të vet 1 mijë e 90 euro.

Detyrime ndaj bankave për të shlyer ka deklaruar 105 mijë euro.

Pagën vjetore si presidente e ka deklaruar në vlerë 33 mijë euro dhe 8 mijë euro mëditje.

Kurse pagë vjetore të bashkëshortit 17 mijë euro.

Ndërsa të hyra nga qiratë ka deklaruar 12 mijë euro.

Lini një Përgjigje