Prishtina edhe këtë vit po ‘ngulfatet’ nga ajri i ndotur

0
244

Kryeqyteti i Kosovës edhe këtë vit po vazhdon të mbetet një ndër qytetet më të ndotura në botë.

Sikurse gjatë viteve të kaluara, edhe këtë vit vlerat e ndotjes së ajrit në Prishtinë po vazhdojnë të mbeten po të njëjtat.

As bora e rënë para disa ditëve, e madje as temperaturat e ulëta nuk po arrijnë të ndikojnë në përmirësimin e ajrit në vendin tonë.

Dita e sotme, është cilësuar si një ndër ditët më të ndotura gjatë kohëve të fundit, ku sipas disa matësve të cilësisë së ajrit, Kosova po renditet ndër vendet e para në listën e vendeve me ajrin më të ndotur në botë.

Një gjë të tillë, e kanë njoftuar edhe matësit e vendosur nga Ambasada e SHBA’ve në Prishtinë, të cilët thonë se gjendja aktuale ka shënuar nivelin e ajrit prej 153 PPM.

Ky problem i cili nuk po gjen ende zgjidhje, po vazhdon të jetë mjaft serioz për qytetarët e vendit. /gazetametro.net