Pritshmëritë e Shteteve të Bashkuara për dialogun Kosovë-Serbi

I dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer bëri thirrje për rifillimin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

Palmer tha se Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara në arritjen e një marrëveshjeje dhe palët duhet të tregohen po aq të përkushtuara.

Palmer tha se Shtetet e Bashkuara duan të shohin një marrëveshje gjithëpërfshirëse që përbën normalizim të plotë që është shumëdimensionale.

Ai tha se palët duhet të përfitojnë nga ky moment kur kanë vëmendjen jo vetëm të administratës por edhe të Shtëpisë së Bardhë, pasi kjo nuk do të zgjasë përgjithmonë.

“Palët duhet të demonstrojnë se janë të përgatitura të lëvizin në mënyrë të shpejt për të arritur disa marrëveshje për t’i zbatuar dhe të tregojnë se ata janë po aq të përkushtuar ndaj pajtimit dhe normalizimit sa edhe ne”, tha Palmer.

Sa për idenë e ndryshimit të kufijve, Palmer tha se kjo i takon palëve të vendosin.

“A do të jenë apo jo kufijtë pjesë e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse u takon palëve të vendosin nëse kjo është një zgjidhje e pranueshme”, u shpreh Palmer.

Palmer e njohu realitetin e ri politik në Kosovë kur tha se partitë politike fituese të zgjedhjeve e kanë bërë të qartë se nuk duan të flasin për çështjen e ndryshimit të kufijve.

Zyrtari i lartë amerikan tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin që Qeveria e re të heq tarifat dhe që Serbia të heq dorë nga fushata për të delegjitimuar Kosovën.

Senatori republikan amerikan Ron Johnson i tha Zërit të Amerikës se fundi i vitit do të ishte një afat agresiv.

“Unë do të preferoja të isha të përmbajtur me premtimet dhe t’i plotësonim ato. Nuk do të doja të kishim pritshmëri jorealiste. Unë mbështes përmirësime graduale dhe ecuri hap pas hapi”, u shpreh Johnson.

Në anën tjetër sa i përket të dërguarit të posaçëm të Shtëpisë së Bardhë Richard Grenell për bisedimet Kosovë-Serbi.

Palmer tha se kjo tregon përkushtimin e Amerikës për Ballkanin Perëndimor.
“Për t’i treguar rajonit se jemi të pranishëm, që jemi partnerët e tyre, që jemi të gatshëm që të investojmë kapital politik dhe përpjekje energjie dhe për të ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor që të ecin përpara”, u shpreh Palmer.

S