Ramush Haradinaj për njohjen nga Izraeli: Faleminderit Amerikë, do t’i thellojë edhe më shumë raportet si president i vendit

Ramush Haradinaj ka thënë se akti historik i njohjes së Kosovës nga Izraeli, forcon pozitën e Kosovës dhe diplomacisë së saj në arenën ndërkombëtare.

Lideri i AAK-së dhe kandidati për president të shtetit ka falënderuar Amerikën për këtë njohje.

“Akti historik i njohjes së Kosovës nga Izraeli, forcon pozitën e Kosovës dhe diplomacisë së saj në arenën ndërkombëtare.

Subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës po konsolidohet dhe fuqizohet.
Ky akt, shënon një kapitull të ri në marrëdhëniet dypalëshe dhe forcimin e lidhjes midis dy popujve.

Jam shumë i lumtur me këtë ngjarje, e cila ndodh në kohën kur vendi ynë ndodhet në udhëkryq. Falenderues për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ndërmjetësimin e tyre për këtë njohje kaq të rëndësishme. Kjo është edhe një dëshmi e fortë se marrëdhëniet me aleatin tonë, SHBA-në, janë të një rëndësie të veçantë e strategjike dhe si Kosovë vazhdimisht do t’i forcojmë ato. Kjo do të jetë edhe një prej detyrave të mia parësore si president i ardhshëm i vendit.

Falënderim i veçantë për popullin dhe shtetin e Izraelit”, shkruan Haradinaj në Facebook