Profesori amerikan: Kosova u la e izoluar pa liberalizim, Erdogani po e rrit ndikimin e tij atje

0
214

Profesori amerikan, Alon Ben Meir, që njëkohësisht është njohës i rrethanave politike në Kosovë, po thotë se mosliberalizimi i vizave mund të ndikojë negativisht edhe në aspekte tjera në vend.

Përmes një postimi në Twitter, Ben Meir ka thënë se ani pse Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara nga BE, asaj sërish po i cënohet e drejta për liberalizimin e vizave, shkruan lajmi.net.

Si një shtet i vetëm i izoluar në Ballkan, Ben Meir thotë se s’duhet të jemi të surprizuar me rritjen e axhendës së presidentit turk, Tayip Erdogan në Kosovë.

Sipas tij, kjo bëhet me qëllim të përfitimeve personale dhe shtetërore.

“Ani pse i kanë përmbushu të gjitha kushtet e BE-së. Kosova ende nuk e ka liberalizimin e vizave – shteti i vetëm i izoluar në Ballkan.

Mos u habisni pastaj me rritjen e agjendës djallëzore të Erdoganit për të ndikuar në këtë shtet për interesa të tij personale”, ka shkruar Ben Meir në Twitter.