Prokuroria e Gjilanit: Prokurori Esad Ademi në testimin e dytë për COVID-19 ka dal negativ

Prokurori Esad Ademi, ka vdekur sot në orët e hershme të mëngjesit.

Ademi u raportua se kishte vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19.

Me këtë rast zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Liridona Xheladini, tha për Klan Kosovën se prokurori Esad Ademi, ka dalë negativ në testin e dytë për koronavirus.

“Po, ka qenë i prekur me COVID-19. Pas testit të dytë ai ka rezultuar negativ. Me pëlqimin e familjarëve është dërguar për trajtim në një nga spitalet në Maqedoninë e Veriut”.