Prokuroria e shtetit ngrit 58 aktakuza

Prokuroria e Shtetit ka njoftuar opinionin se gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 58 aktakuza.

Akuzat janë ngritur kundër 71 personave për vepra të ndryshme penale.

Me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar shtatë persona dhe janë paraqitur tetë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 9 personave dhe një kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, ndaj një personi të dyshuar./Fokusi.info/