Prona përsëri shkak i një konflikti, arrestohen shtatë persona në Fushë Kosovë

Shtatë persona janë përfshirë në një rrahje në Fushë Kosovë gjatë ditës së djeshme.

Sipas policisë rrahja kishte ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje për pronë në mes dy palëve, të dyshuarit nuk kanë kërkuar ndihmën mjekësore dhe po ashtu nuk është vërejtur që kanë lëndime të mëdha.

Me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.