Pronari i autosallonit ku u vetaksidentua autobusi: Dëme 200 mijë euro, do të kërkojmë kompensim

Një autobus i kompanisë turistike “Shpejtimi” është vetaksidentuar sot në orët e para të mëngjesit.

Ai ka goditur gjashtë vetura të parkuara në autosallonin “Xeni” të cilët kanë reaguar pas aksidentit.

Pronari i autosallonit “Xeni” ka reaguar në rrjetin social Facebook ku kanë treguar se dëmi i shkaktuar është në vlerë 200 mijë euro dhe do të kërkojnë kompensim.

Reagimi i plotë:

Sot, në ora 03:00 të mëngjesit, në hapësirat e autosallonit XENI, është vetë aksidentuar Autobusi i firmës “Shpejtimi”, i cili ishte duke qarkulluar në magjistralen Gjakovë-Prizren, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale për kompanin tonë.
Faleminderit Zotit, që ky aksident nuk ka shkaktuar dëme në njerëz, por si pasoj e ngasjes së pa kontrolluar ky është aksidenti i 5-të që shkakton dëme në biznesin tonë, edhe pse nga ne janë marrë të gjitha masat mbrojtëse për të parandaluar situata të tilla.
Vetëm nga aksidenti i sotëm, në automjetet e sallonit, janë shkaktuar dëme në vlerën rreth 200.000 euro, duke mos llogaritur këtu dëmet në infrastrukturën rrethuese.
Si pronar i autosallonit Xeni, do inicojmë të gjitha procedurat për kompenzimin e dëmeve ngase asnjëherë deri me tani përkundër dëmeve të shkaktuara, nuk jemi kompenzuar.
Në fund ju bëjmë thirrje institucioneve që të ndërmarrin masat parandaluese dhe ndëshkuese ndaj vozitësve të pa kujdesshëm, në mënyrë që të parandalojnë rrezikun për jetën e njerëzve dhe pasojat materiale që e dëmtojnë punën në biznesin tonë.