Protestuesit sulmojnë edhe selinë e Partisë Socialiste

Protesta e mbrëmjes së të enjtes në Tiranë, për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha, degjeneroi në dhunë.

Protestuesit shkaktuan trazira në disa zona të kryeqytetit shqiptar duke bllokuar rrugët e djegur koshat e plehrave. Ndërkohë, dëme ka pësuar edhe selia e Partisë Socialiste të cilës i janë thyer xhamat.

Zëvendëskryeministri Erion Braçe, që vjen nga kjo parti, shpërndau edhe një video në rrjetet sociale nga selia e dëmtuar, ndërsa bashkëngjitur shkruan se kurrë në 30 vite, PS nuk ka sulmuar selinë e ndonjë partie, ndërsa sipas tij, pas sulmit të dhunshëm qëndrojnë Sali Berisha e Lulzim Basha.