Pse ende mbesin të shtrenjta fluturimet me aeroplan në Kosovë ?

0
468

Edhe pse vazhdimisht ka trend të rritjes së numrit të udhëtarëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, çmimet e biletave për fluturime nuk po shënojnë rënie sikur në disa prej vendeve të rajonit.

Për të pasur ulje të biletave, aviokompanitë ajrore kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që të subvencionojnë çmimet e biletave sikur që ndodhë në Maqedoninë e Veriut, prej 9 deri 11 euro për një udhëtar.

Zëdhënësja e aeroportit “Adem Jashari”, Valentina Gara thotë në një intervistë për KosovaPress, se aeroporti vazhdimisht është duke bërë maksimumin që të sjellë kompani të reja ajrore por edhe të shtoj frekuencën në destinacionet ekzistuese për rritjen e konkurrencës që do të ndikonte në uljen e çmimeve të biletave.

Zëdhënësja e aeroportit thotë se ka një trend të rritjes së udhëtarëve, edhe pse muajin shkurt 2019 ka pasur bankrotim të kompanisë ajrore ‘Germania’, e cila ka pasur një pjesë mjaft të madhe të tregut, më pas në muajin shtator është bankrotuar edhe kompania tjetër ajrore “Adria Airëays”, të cilat kanë pasur diku 25 përqind të tregut Kosovar dhe shërbimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Gara shton se risi tjetër sa i përket destinacioneve është edhe kompania ajrore ‘British Airëays’ e cila ka planifikuar fluturimet e saj për sezonin veror për vitin 2020, ku do të fillojë me dy muaj flurime testuese për të testuar tregun apo interesat e tyre komerciale.