Publikohen pamje nga askidenti në Çagllavicë, njerëzit vrapojnë për ta nxjerrë trupin nga vetura

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 04:40 në Çagllavicë, ku si pasojë e plagëve që ka marrë ka vdekur një 35-vjeçar me inicialet A.A.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën se në Çagllavicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë i përfshië një automjet (me targa të huaja). Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar një person, i cili nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Trupi i viktimës : A.A mashkull, 35 vjeç, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërkohë që me hetimin e rastit po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Ndërkohë, mediat kanë publikuar pamje pas aksidentit, ku shihen qytetarë duke vrapuar për ta nxjerrë viktimën nga vetura.