Publikohet raporti i fundit i të infektuarve me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar dy raste të reja të të infektuarve me koronavirus.

Në të njëjtën kohë nuk është raportuar për ndonjë viktimë, derisa Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë shëruar 15 qytetarë, transmeton Fokusi.info.

Tani për tani në kuadër të vendit janë gjithsej 322 raste aktive me COVID-19.

Njoftimi i plotë:

Nga 1.265 testime, 2 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 15 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.778.

Në total numri i rasteve aktive është 322.