Punëtorët e ATK-së në grevë, deri në orën 12:00 s’ofrohet asnjë shërbim për tatimpaguesit

0
83

Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) nga e hëna e deri të premten do vazhdojë me grevë si pasojë e mos realizimit të kushteve të tyre.

Dyert e ATK-së në Prishtinë në mëngjesin e ditës së hënë ishin të mbyllura, dhe deri në orën 12:00 nuk do të ofrohet asnjë shërbim për tatimpaguesit.

Madje ata kanë paralajmëruar se nëse ende nuk ka reflektime në lidhje me kërkesat nga data 26 korrik do të vazhdohet me grevë të përgjithshme nga ora 08:00 deri në orën 16:00.

Arsyet për mbajtjen e kësaj greve janë: Propozim ndryshimi i statusit të Administratës Tatimore të Kosovës; Krijimi i kushteve të punës dhe kompensimet tjera të shpenzimeve.