Punëtorët shëndetësorë që janë vaksinuar në Kukës do ta marrin dozën e dytë të hënën

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar të gjithë punëtorët shëndetësorë që janë vaksinuar në Kukës me datat 20 dhe 21 mars të paraqiten të hënën nga ora 12:30 në sallën “1 Tetori” për ta marrë edhe dozën e dytë të vaksinës AstraZeneca.

Njoftimi i plotë:

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës i njofton të gjithë punëtorët shëndetësor të cilët janë vaksinuar në Kukës me datë 20 dhe 21 Mars 2021 të paraqitën me datë 24 Maj 2021 ( E Hënë) duke filluar nga ora 12:30 në sallën 1 Tetori në Prishtinë për ta marrë dozën e dytë të vaksinës Astra Zeneca.

Të gjithë punëtorët shëndetësor duhet të kenë me vete kartelën e verifikimit të marrjës së dozës së parë në Kukës, për t’u futur në sistemin e Republikës së Kosovës.

Ndërsa ata të cilët e kanë marrë me datë 27 Mars 2021 do të njoftohen me kohë.