PZAP ia pranon ankesën, Lista Serbe certifikohet për zgjedhjet në veri

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e ka pranuar ankesën e Listës Serbe për certifikim në zgjedhjet për katër komunat e veriut.

Kjo është bërë e ditur nga vetë PZAP përmes një njoftimi në Ueb Faqen e saj, raporton lajmi.net.

Kësisoj anulohet vendimi i KQZ-së për moscertifikimin e Listës Serbe, dhe e njëjta urdhërohet që t’i certifikojë kandidatët e saj.

Po ashtu është refuzuar si i pabazuar apeli i Listës Serbe lidhur me pjesën e apelit që ka të bëjë me njoftimin e Prokurorisë Kompetente, për ekzistimin e veprës penale në raport me veprimet e anëtarëve të KQZ –së.