PZAP vërteton vendimin e KQZ’së, Kurtit dhe të tjerëve s’i lejohet kandidimi

PZAP ka marrë vendim që të refuzohet pjesërisht ankesa e Vetëvendosjes për vendimin e KQZ-së për mos-certifikimin e listës së kandidatëve për deputetë.

Kjo i bije që kandidatët që kanë pasur probleme me ligjin, përfshirë edhe Albin Kurtin, nuk janë certifikuar.

Ndërkaq për pjesën tjetër të listës është pranuar ankesa dhe kandidatët janë certifikuar.