Qalaj rikthen në vëmendje lundrimin e Thaçit me varkë nëpër Ujman

Sot Policia e Kosovës ka bastisur vilën e Milan Radojçiqit në Liqenin e Ujmanit.

Ministri i Punëve të Brendshme, tha se edhe nga pamjet që po shihen, dëshmohet se nuk bëhet fjalë për asnjë “luftëtar lirie” por për një Pablo Escobar të rajonit.

“Ne e kemi dëshmuar edhe me pamje dhe me prova të tjera që udhëheqësi i këtij grupi ishte Milan Radojciq. Edhe nga pamjet që po shihen, dëshmohet se nuk bëhet fjalë për asnjë “luftëtar lirie” por për një Pablo Escobar të rajonit. Nën maskën e mbrojtësit të qytetarëve ai dhe bashkëpunëtorët e tij u bënë multi milionerë në kurriz të ligjit, shtetit dhe qytetarëve të tjerë. Prandaj, është e domosdoshme që vatra e krimit e gjithë këtyre viteve në veri të vendit të hetohet së bashku me të gjithë asetet, aparaturën dhe lokacionet e grupit terrorist“, thuhej në postimin e Sveçles.

Pas këtyre zhvillimeve pranë Liqenit të Ujamnit, ish shefi i Policisë Rashit Qalaj, ka kthyer në vëmendje lundrimin e Thaçit me varkë nëpër Ujman.

Qalaj tha se sot pesë vite më parë në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës e ka shoqëruar ish-presidentin Hashim Thaçi në këtë vizit.

“Sot 5 vite më parë pra më 29 Shtator 2018 në cilësin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës pata nderin dhe përgjegjësin që me rastin e vizites ne Liqenin e Ujmanit ti ofroj siguri Presidentit të Republikës së Kosovës zotit Hashim Thaçi”, shkroi ai.