Qeveria finlandeze përgënjeshtron lajmin për 4 ditë pune në javë

0
200

Qeveria finlandeze ka përgënjeshtruar lajmin se do të fillojë së aplikuari programin 4 ditë pune në javë dhe 6 orë pune në ditë.

Ata kanë sqaruar se kryeministrja e vendit, Sanna Marin, këtë ide e kishte dhënë në gusht të vitit të kaluar gjatë një tryeze dhe kur ushtronte funksionin e ministres së Transportit.

“Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin nuk ka propozuar futjen e një programi të ri pune në vend me 4 ditë punë në javë dhe 6 orë punë në ditë”, thuhet në reagimin e qeverisë.

Marin e kishte dhënë këtë ide me rastin e 120-vjetorit të krijimit të Partisë Socialdemokrate duke sugjeruar që të punohet në këtë drejtim.