Qeveria me vendim të prerë: Ndalohet ta bëni këtë veprim për festat e fundvitit

Më qëllim të mbrojtjes së ajrit nga ndotja dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, Ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, përmes një shkrese zyrtare drejtuar kryetarëve të komunave të Kosovës, ka kërkuar ndalimin e ndezjes së fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike gjatë festave të fund vitit, në hapësira publike dhe zona të banuara.

Kjo kërkesë vjen për shkak të ndotjes së ajrit dhe pasojave që mjetet piroteknike shkaktojnë në shëndetin e njeriut dhe në mjedis.