Qeveria përpiqet sërish të kthejë banorët në një lagje të Mitrovicës së veriut

Selime Avdylit prej 20 vitesh i është mohuar e drejta për të jetuar në tokën e saj.

Deri në marsin e 1998, ajo ishte banore e lagjes Kroi i Vitakut të Mitrovicës së Veriut, kur serbët i dëbuan nga shtëpia, e për tua djegur më pas.
Që nga ajo kohë, së bashku me familjen bredhin nga një objekt në tjetrin për të kërkuar qira më të lirë.

Selimja tregon se me dëshirë do të kthehej në ambientet e shtëpisë ku së bashku me bashkëshortin mbillnin bahçen e rrisnin tre fëmijët.

Vetëm në lagjen e Kroit të Vitakut deri në periudhën e luftës kanë jetuar 144 familje prej të cilave janë kthyer vetëm 70 përmes një fondit “Ndihmo edhe ti” dhe një fondi të ndarë nga Qeveria e Kosovës në vitin 2008.

Mirëpo, si pasojë e situatës së tensionuar gjatë asaj kohe nga serbët, ky projekt u pat ndërprerë, ndaj edhe 74 familje të tjera mbeten pa u kthyer.

Ndërsa në total në katër komunat veriore të veriut, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Lepozaviç dhe Zubin Potok që nga pas lufta janë ndërtuar afër 300 shtëpi ndërsa ka mbetura ndërtimi edhe mbi 300 shtëpive të tjera të familjeve shqiptare, që që nga pas lufta jetojnë në pjesën e Mitrovicës së Jugut.

Ministri i Financave, Bedri Hamza ka thënë për Top Channel se është planifikuar një shumë prej 12 milion eurosh, i cili do të ndahet çdo vit sipas nevojës, për rindërtimin e të gjitha shtëpive.

Përmes këtij projekti do të bëhet ndërtimi i shtëpive edhe për një pjesë të vogël të komuniteteve që kishin pasur të njëjtin fat. /tch/