Qytetarët njoftojnë policinë, arrestohen dy persona.

Policia e Beratit ka arrestuar dy persona gjate oreve te fundit. Sipas policise, falë bashkëpunimit me qytetarët bien në prangat e policisë dy shtetas.

Njeri pasi mbante arme pa leje dhe nje tjeter, në kërkim i dënuar me 4 vite burg për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

Njoftimi i policise:

Si rezultat i bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë për të goditur paligjshmërinë në çdo fushë që ajo shfaqet, Specialistët e Seksionit për Krimet mbi bazën e informacioneve të marra bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit : V.Y, 74 vjeç, banues në Ura Vajgurore, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve’’, pasi gjatë kontrollit në banesë ju gjet dhe sekuestrua një armë zjarri.

Gjithashtu po nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve u bë ndalimi i shtetasit në kërkim: E.H, 30 vjeç, banues në Çorovodë, Skrapar, pasi Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 4 vite burg, për veprën penale prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.