Qytetarët u bëjnë thirrje deputetëve: Votojeni Trustin

Kuvendi i Kosovës të enjten në rend dite e ka shqyrtim e ndryshimit të Projektligjit për Skemat Sociale, ndryshim ky që nëse votohet mundëson tërheqjen e 30% të mjeteve të Trustit.

Qytetarët janë pro kësaj tërheqjeje pasi që sipas tyre do ta zbuste krizën ekonomike dhe do t’u ndihmonte qytetarëve.

Mustafë Morina thotë se duhet lejuar tërheqja që punëtorët me djersë kanë kontribuuar dhe mbulohet kriza ekonomike.

“Unë kisha qenë për pro, sepse me të vërtetë ka ndryshimë në çmime, është krizë ekonomike në Republikën e Kosovës, prandaj pse mos me u votu ajo është djersë e punëtorëve, duhet më u tërhjekë edhe me mbulu pak krizën ekonomike” tha Morina për Ekonomia Online

Edhe Rahime Behrami tha se duhet të gëzohen këto para që kanë mbledhur gjatë tërë jetës.

“Pse mos të gëzojnë ato që i kanë dhënë gjatë tërë jetës” tha Behrami.

Elham Llumnica tha se duhet të tërhiqen këto, sepse të gjitha gjërat janë shtrenjtuar.

“Mendoj që po se është ardhë koha qashtu se tana shtrenjtë. Vallahin spo di tash ju kish ndihmu qysh jo në këtë farë krize, qysh s’ju kish nimu”, tha Llumnica.

Në vitin 2020 është lejuar tërheqja e 10% të kontributeve pensionalë, të cilat më pas janë rimbursuar.