Rama për Kurtin: Kush deshi erdhi, kush nuk mundi nuk erdhi

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka folur rreth mosshkuarjes së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, në takimin informal lidhur me Procesin e Berlinit që pritet të mbahet në Shqipëri në muajin tetor.

Aty morën pjesë krerët e rajonit si dhe komisionarin për Zgjerim në Bashkimin Evropian Oliver Varhely, lidhur me Procesin e Berlinit.

Rama tha se të gjithë ishin të ftuar.

“Kush deshi erdhi, kush nuk mundi nuk erdhi”, tha Rama.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, nuk ka marrë pjesë shkaku i pjesëmarrës së tij në një konferencë në Kretë të Greqisë.

Por, sipas zëdhënësit të Qeverisë Përparim Kryeziu, i pari i ekzekutivit do të marrë pjesë në takimet e Procesit të Berlinit, në muajin tetor.