Rama: Për të parandaluar konfliktin, KFOR të marrë në kontroll Veriun sa më parë

Kreu i qeverisë Edi Rama në një dalje për mediat teksa ka folur për situatën në Veri të Kosovës është shprehur se Qeveria e Kosovës nuk mund të degradojë në një arenë luftimesh.

Ai theksoi se KFOR duhet ta marrë sa më parë në kontroll Veriun e Kosovës, në mënyrë që situata të mos përkeqësohet dhe të mos ketë më viktima si pasojë e sulmeve.

Sipas tij kjo gjë duhet të kishte ndodhur më parë, por megjithatë më mirë pak vonë se sa shumë vonë.

“Detyra ime është të bëjë çmos për paqe dhe për bashkëpunimin në rajon dhe për njohjen përfundimtare të Kosovës, si fryt i paqes dhe bashkëpunimit. Detyra ime është të shkojë më shumë se një hap. Qeveria e Kosovë s, të mos degradojë në një arenë luftimesh të herë pas hershme të cilat mund ta kthejnë në Dombas të vogël, por ama mjaftueshmërisht të madh për ta kthyer të djeshmen në të sotmen dhe të ardhmen në të djeshme. Nëse kohë përpara këtyre zhvillimeve kaq dramatike, e kam kërkuar disa herë publikisht se formati i dialogut të normalizimit duhej ngritur në nivelin e një konference të normalizimit. Përfaqësimi i BE dhe i Komunitetit euroatlantik duhej të ngrihej në nivelin më të lartë. Sot është e qartë për të gjithë se sot formati i Brukselit ku vijnë dy burra nga këtej dhe hyjnë e dalin dy burra andej nuk kanë asgjë për t’i ofruar paqes në këtë situatë të re.

Niveli i përfaqësimit euroatlantik në dialog duhet të ngrihet shpejt por duhet pasur parasysh që kjo të bëhet se përndryshe bashkë me stokun e të gjithë marrëveshjeve, vonesa e këtij hapi mund të sjellë dhe një stok viktimash. Për të parandaluar me çdo mjet këtë konflikt, KFOR duhet të marrë në kontroll Veriun Kosovës. Nuk kam dëgjuar ta kundërshtojë Serbia. Këtu s’ka rëndësi se kush e kërkon, këtë e kërkon situata. Po të ishte bërë më parë kjo nuk do të kishte ndodhur. Pak vonë sipas meje, por më mirë pak vonë se sa shumë vonë”- tha Rama.

Euronews Albania