I arratisuri jetoi për 17 vite në shpellë, ‘kapet mat’ nga droni

Policia kineze ka arrestuar një burrë në arrati prej 17 vitesh, pasi përdorën një dron për të zbuluar ku ishte fshehur.

Song Jiang, 63-vjeç, u gjet i fshehur në shpellë. Ai ishte burgosur për trafikim të grave dhe fëmijëve, po arriti të arratisjes nga një kamp burgu në vitin 2002.

Ai jetoi i fshehur në një shpellë larg njerëzve për vite me rradhë. Policia e Yongshan mori të dhëna rreth vendndodhjes së Song në fillim të shtatorit.

Të dhënat e çuan policinë në malet e provincës Yunnan në Kinën jug-perëndimore.

Pas kërkimeve oficerët nuk arritën të gjenin gjë, ndaj dërguan një dron në zonë për të kontrolluar.

Droni vuri re një pllakë çeliku me ngjyrë blu në një shkëmb të pjerrët si edhe gjurmë të mbeturinave shtëpiake aty pranë.

Policia më pas shkoi në këmbë drejt shpellës së vogël ku burri qëndronte i fshehur për vite me radhë.

Sipas policisë, burri kishte jetuar në izolim për aq shumë vite saqë e kishte të vështirë të komunikonte me oficerët.

63-vjeçari kishte përdorur shishe plastike për të marrë ujë të pijshëm nga një lumë aty pranë dhe përdori degë pemësh për të ndezur zjarr.

Tani është dërguar sërish në burg.

/Ora News.tv/