Raporti 24-orësh i policisë

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme gjatë 24 orëve të fundit.

Siç raporton policia, gjatë 24 orëve në territorin e Kosovës kanë ndodhur 46 aksidente komunikacioni, nga të cilat, aksidente me të lënduar 17, ndërsa 29 kanë qenë pa të lënduar. Kurse, aksidente fatale nuk ka pasur.

Janë shqiptuar 820 tiketa dhe janë arrestuar 16 persona.

13 persona janë ndalur në mbajtje dhe 1 ka shkuar në vuajtje të dënimit.