Raportohet për një të zhdukur në Fushë Kosovë

Një person ka raportuar në polici se djali i tij ishte larguar nga shtëpia e tyre në Fushë Kosovë, të enjten dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

Sipas policisë rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 17.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se që nga data e lartë cekur është larguar nga shtëpia djali i tij viktima mashkull kosovar i moshës së mitur dhe nuk dihet vendndodhja e tij”, thuhet në raportin e policisë.