Rashica lideri i Werder Bremen, tashmë i besohen edhe penalltitë

Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica, në edicionin 2019/20 do të ketë përgjegjësi shtesë te Werder Bremeni.

Mediumet gjermane kanë raportuar të martën se trajneri Florian Kohfeld ia ka besuar Rashicës penalltitë.

Këtë vendim Kohfeld e ka marrë, pasi Max Kruse që ishte përgjegjës për penalltitë, është larguar nga ekipi.

Rashica te Werderi shihet si lider për edicionin e ri pas shpërthimit që pati edicionin e fundit. 23-vjeçari realizoi 12 gola dhe asistoi gjashtë herë në 30 paraqitje në të gjitha garat.

Te kjo skuadër u transferua në janar të 2018-s nga Vitesse për shtatë milionë euro dhe ka kontratë deri më 2022.

Rashica ka edhe 24 ndeshje e katër gola të realizuar me Përfaqësuesen e Kosovës