Rashica në Bundesligë

0
244

Anësori i përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica do t”i bashkohet klubit të Bundesligës, Werder Bremen.

Skuadra gjermane ka njoftuar se ka arritur marrëveshje për transferimin e kosovarit, Milot Rashica nga Vitesse.

Lajmi është konfirmuar nga menaxheri i Werder Bremen, Frank Baumann, i cili tha se gjithçka do të kompletohet sonte.

“Marrëveshja është shumë afër dhe mungojnë vetëm disa detaje. Ne kemi qenë në kërkim të një lojtari të shpejtë në krahun e sulmit dhe Miloti i ka këto karakteristika. Ai do të stërvitet nesër me skuadrën”, ka thënë Baumann për faqen e Werderit.

Rashica ishte transferuar në Vitesse në vitin 2015 nga skuadra kosovare, Kosova e Vushtrrisë./kosovapress/.