Reagon NISMA për Pacollin: Të mos cenohen të drejtat e deputetëve në emër të pandemisë

Nisma Socialdemokrate vlerëson se Ministria e Shëndëtësisë dhe asnjë institucion tjetër nuk duhet të shfrytëzojë politikisht karantimin e qytetarëve të vendit, nëse dëshmonë me dokumentacion se nuk janë të prekur me COVID19. Anëtari i kryesisë së Nismës, Skender Reçica, ka thënë se në vend të kësaj, institucionet gjegjëse duhet shtuar numrin e testimeve, për të parandaluar shpërndarjen e infeksionit.

“Në emër të kësaj pandemie, nuk guxon të cënohen të drejtat e të zgjedhurve të popullit për realizimin e aktiviteteve dhe detyrave të tyre e aq më pak udhëhequr nga inatet politike e partiake”, ka shkruar Reçica.

Postimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë dhe asnjë institucion tjetër nuk duhet ta shfrytëzojë politikisht karantinimin e qytetarëve të vendit, nëse dëshmojnë me dokumentacion se nuk janë të prekur me Covid 19.

Në vend të kësaj, institucionet gjegjëse duhet shtuar numrin e testimeve, për të parandaluar shpërndarjen e infeksionit. Nuk duhet harruar faktin që jemi ndër vendet e fundit në Evropë për numrin e të testuarëve në 1 mil banorë!

Në emër të kësaj pandemie, nuk guxon të cënohen të drejtat e të zgjedhurve të popullit për realizimin e aktiviteteve dhe detyrave të tyre e aq më pak udhëhequr nga inatet politike e partiake.