Reagon Rama pasi Abazovic u zgjodh kryeministër i Malit të Zi: Ballkani me 6 shtete, 3 kryeministra shqiptarë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas zgjedhje së Dritan Abazovic si kryeministër i Mali të Zi.

Në një shkrim në Facebook, Rama ka thënë se kush do ta kishte besuar dot deri dje se Ballkani me 6 shtete do të kishte 3 kryeministra shqiptarë.

“I lumtur që Dritan Abazovic është nga sot kryeministri i Malit të Zi! Kush do ta kishte besuar dot deri dje se Ballkani me 6 shtete do të kishte 3 kryeministra shqiptarë Na takon ne të japim provën si ndërtues të mirë urash për paqe mes të gjithëve e mirëqenie për të gjithë Urime dhe sukses Dritanit, për Malin e Zi e për krejt rajonin tonë”, ka shkruar Rama.

Në Cetinje sot është mbajtur seanca e Kuvendit, në të cilën deputetët kanë votuar për kryetarin e Kuvendit dhe për Qeverinë e 43-të e Malit të Zi.

Kabineti i ri pritet të ketë 18 ministri dhe katër zëvendëskryeministra.