Real Madrid mposhti Sevillën (Video)

Real Madrid ka marrë fitoren e parë si mysafir këtë sezon, duke mposhtur në udhëtim Sevillan me rezultat 0 – 1.

Skuadra e Zinedine Zidane u tregua më e rrezikshme gjatë tërë ndeshjes, ku Karim Benzema shënoi golin e vetëm të ndeshjes, pas krosimit nga Dani Carvajal.

Ky ishte goli i pestë i sulmuesit francez në La Liga këtë edicion.

Deri në fund gjërat nuk ndryshuan dhe Reali mori një fitore tejet të rëndësishme.

‘Reali tani ka 11 pikë në vendin e dytë aq sa ka edhe Bilbao një pozitë më lartë por me golaverazh më të mirë, ndërsa Sevilla zbret në pozitën e pestë me 10 pikë.

https://streamable.com/rx3mg