Rrahen mes vete shtatë persona në Pejë, shkak prona

Prona është bërë shkak që shtatë persona të rrahën mes vete.

Ngjarja ka ndodhur dje në fshatin Zahaq të Pejës, rreth orës 17:40.

Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje kurse të tjerët lirohen në procedurë të rregullt.