Rrahen mes veti dy familje në Podujevë, pesë burra dërgohen në burg

Dy familje janë rrahur mes vete në Podujevë.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se pesë persona të dyshuar janë dërguar në mbajtje.

“Podujevë 14.04.2022-12:40.Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti dy familje ku janë përdor edhe shkopinj druri. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësorë në QKUK”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas policisë lidhur me rastin janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovar dhe me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.