Rrahje masive mes disa personave

Një përleshje masive ka ndodhur mes disa personave nga Kosova dhe Gostivari.

Ngjarja ka ndodhur të dielen më 2 janar në pistën e skijimit të Bistrës në Mavrovë.

Në përleshje janë përdorur mjete të forta dhe dy personat A.O. dhe S.G. kanë marrë lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm “Ferid Murad” të Gostivarit, ku në ndërkohë janë transferuar për ndihmë mjekësore, shkruan Alsat-m përcjell Klankosova.tv.

Me këtë rast nga liria në policia janë shoqëruar : J.O. (27), D.O. (30), F.O.(29) dhe A.O. (19) nga Republika e Kosovës dhe B.D. (29), G.G. (25), M.G. (41) dhe S.G. (30) nga Gostivari.