Rrahje në mes të një shqiptari dhe serbi në Prishtinë

Një shqiptar dhe një Serb nën ndikimin e alkoolit janë përleshur në mes veti mbrëmë në Prishtinë.

Të njëjti janë arrestuar nga Policia e Kosovës, gjatë kontrollit tek njërit prej tyre është gjetur dhe sekuestruar një shufër metalike, thuhet në raportin 24 orësh të PK.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, njëri kosovar dhe tjetri shtetas i Serbisë, pasi që të njëjtit-nën ndikim të alkoolit, pas një rrahje kanë tentuar të largohen nga vendi i ngjarjes. Gjatë kontrollit tek njëri prej tyre është gjetur dhe sekuestruar një shufër metalike. Të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”.