Rreth shtatë muaj me Qeveri në detyrë

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj po vazhdon të ushtrojë detyrën e shefit të ekzekutivit, ndonëse ka dhënë dorëheqje në korrik të vitit të kaluar. E javëve të fundit ka shpeshtuar mbledhjen e kabinetit të tij duke mos ia lënë keq ndarjen e mjeteve financiare dhe emërimet në pozita të njerëzve të caktuar.

Por stopimi i ndonjë investimi kapital, mungesa e përfaqësimit politik në arenën ndërkombëtare dhe mos qëndrimi sa i përket temave rajonale, po shihen si dëme të pa riparueshme që i janë bërë Kosovën në këto muaj, ku po zvarritet krijimi i qeverisë së re, nga partia fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje dhe partia e dytë, Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ndonëse të hënën është thirrur seanca plenare ku mandatari për kryeministër, Albin Kurti do ta paraqes kabinetin e tij për votim para të zgjedhurve të popullit, gjithë këto muaj negociata me LDK-në, për analistët politik kanë lënë pasoja negative për vendin.

Njohësi i rrethanave politike, Blerim Vela për KosovaPress, përmend se vendit po i bëhet dëme në aspektin e mungesës së një kontrolli për marrëveshjet e reja me Serbinë. Se stërzgjatja e formimit të qeverisë së re është e pajustifikueshme e thotë edhe analisti politik, Faton Abdullahu, i cili shton se duke mos pasur një qeveri aktive, ne nuk kemi një përgjigje për Mini-Shengenit, edhe as për shumë çështje të tjera.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradianj ka dhënë dorëheqje në korrik të vitit 2019, e zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë mbajtur me 6 tetor të po atij viti. Derisa kemi hyrë më muajin shkurt të vitit 2020 dhe ende Kosova nuk ka një qeveri të re të formuar pas këtij procesi zgjedhor. Partia fituese e këtyre zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka disa muaj që është duke negociuar me Lidhjen Demokratike për të arritur marrëveshje për bashkëqeverisje, por deri më tani një gjë e tillë nuk është arritur për shkak të dallimeve në ndarje të posteve.