Rusët ‘krah’ Metës në sulmin kundër reformës në drejtësi

Lufta institucionale mes Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta me kryeministrin Edi Rama në muajt e fundit, sidomos për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, por edhe Reformën në Drejtësi ka bërë jehonë në shumë vende, por vëmendjen e ka tërhequr një portal në Rusi që ka pasqyruar me detaje të gjitha deklaratat e kreut të shtetit shqiptar.

Faqja ruse regnum.ru ka i kushtuar një rëndësi të vecantë zhvillimeve në Shqipëri duke ndjekur dhe përcjellë të gjitha deklaratat dhe akuzat e forta të Ilir Metës kundër kreut të ekzekutivit.

Dy ditë më parë portali rus ka pasqyruar sulmin e presidentit kundër reformës në drejtësi që e cilëson si “Ramaforma” ndërsa akuzon Ramën dhe ndërkombëtarët.

Portali rus tregon deklaratat e kreut të shtetit tonë lidhur me akuzat për ngritjen e KED-së, zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese që ende nuk është ngritur, por edhe ndjesën që sipas Metës i kishte kërkuar Donald Lu, kur shërbeu si ambasador në Shqipëri.

Reforma në Drejtësi në Shqipëri është mbështetur fuqimisht nga ndërkombëtarët veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa i çuditshëm është interesi që kanë ngjallur  Rusi akuzat dhe sulmet e Presidentit Ilir Meta kundër drejtësisë së re…