Sabri Kiçmari i bashkohet Vetëvendosjes

0
269

Diplomati Sabri Kiçmari është bërë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryetari i kësaj partie, Albin Kurti, ka thënë se aderimi i Kicmarit në Vetëvendosje është lajm i mirë për ta, shtetin dhe kombin.

“Sabri Kiçmari ka qenë gjithnjë në Lëvizje. Prej sot është edhe në VETËVENDOSJE!. Ky është lajm shumë i mirë për subjektin tonë, shtetin tonë dhe kombin tonë. Për më shumë se një dekadë veprimtar i çështjes kombëtare para se të bëhet përfaqësues politik i UÇK-së. Edhe plot një dekadë tjetër diplomat i dalluar i Republikës së Kosovës, ambasador në Austri, Australi e Zelandë të Re. Ndërkohë autor i pesë librave, dy prej tyre në gjermanisht, dhe i një dyzine artikujsh nëpër revista të ndryshme shkencore”, ka shkruar Kurti në Facebook.