SBASHK-un e mbështet edhe BSPK-ja

0
314

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj në ditën e dytë të grevës së mësimdhënësve me anëtarë të Këshillit Qendror Grevist vizitën e kanë vazhduar në shkollën fillore “Elena Gjika” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Jasharaj tha se është lajm i mirë që edhe kjo shkollë i është bashkëngjit kësaj greve dhe u bashkuan për kërkesat e të drejtave të tyre.

“Lajmi më i mirë dje ishte që edhe ju me emrin e shkollës tuaj të një personaliteti të madh, ju dëshmuat se jemi bashkë në SBAShK dikush deshi të ju nxjerrë jashtë përpjekjeve të përbashkëta”, tha ai.

Jasharaj tha se nuk do ta ndalin grevën deri sa të ketë lëvizje minimumi në rritje për 30%.

“SBAShK-u nuk ka dashur të ketë greva por dialog nga maji nuk kemi lënë derë pa trokitur dhe pa kërkuar gjithnjë në përpjekje i kemi bindur edhe ata e dinë që kërkesa jonë është legjitime”, tha Jasharaj.

“Dikush deshi me qëllim ta degradoj sistemin arsimor duke e lënë në listë nënçmuese ligjin e pagave”, tha ai.

Jasharaj edhe njëherë tha se kjo grevë do ndërpritet vetëm kur kërkesat e tyre të plotësohen.

“Greva u fillua dhe në gjitha institucionet sepse të gjitha ishin në grevë dhe ju betohem se greva do vazhdoj deri në momentin kur institucionet ta përfillim kërkesën tonë dhe të bëjnë përmirësime në koeficientin dhe arsimi të ketë vend meritor në ligjin e pagave”, tha ai.

“Greva nuk varet nga ne, por nga institucionet e shtetit. Na keni dhënë një forcë të veçantë dhe unë do ju premtoi se do ta mbroj fjalën e juaj deri në fund”, tha ai.

Jasharaj tha se kur greva të ndërpritet kjo do të bëhet e ditur për të gjithë përmes medieve dhe nëse ka ndonjë lajm se kinse greva po përfundon atëherë kjo është dezinformatë.

“Grevën e ka shpallur këshilli drejtues, greva do mbyllet kur kërkesat tona të realizohen. Grevën e ka shpallur këshilli drejtues dhe do bëhet para medieve, çdo informatë që del kinse është përfunduar greva do të jetë dezinformatë”, shtoi Jasharaj.

Ahmet Pllana, keyetar i Sindikatës së Prishtinës tha se i falënderon punëtorët e arsimit në këtë shkollë për përkrahjen dhe mbështetjen që po e bëjnë duke mbajtur grevën, raporton EO.

Leonora Lokaj nënkryetare e BSPK-së tha se BSPK e mbështet SBAShK-un deri në realizimin e kërkesave të tyre.

“Duhet të bëjmë përpjekje më të mëdha për ju për rëndësinë vitale që keni në edukimin e fëmijëve tanë. BSPK qëndron prapa kërkesave të SBAShK-ut dhe do jemi me ju deri në realizimin e kërkesave sindikale”, tha ajo.