Seanca e parë ndaj Jakup Krasniqit do të mbahet të hënën

Seanca para-dëgjimore ndaj ish zëdhënësit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Jakup Krasniqit do të bëhet më 9 nëntor duke filluar nga ora 11:00.

Kjo është bërë e ditur nga Gjykata Speciale në aktakuzën e publikuar ndaj Krasniqit, Thaçit, Veselit dhe Selimit.

Në këtë aktakuzë, Krasniqi dhe të tjerët akuzohen për krime lufte, ndalim dhe trajtim i paligjshëm, tortura e vrasje.

Gjatë ditës së djeshme dhe sot janë kryer operacionet nga Specialja me ç’rast Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi janë dërguar në Hagë.