Selmanaj: Albin Kurtit, për të mbijetuar në politikë gjithnjë i duhet një “armik” kujdestarë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, është shprehur se kryeministrit Albin Kurti, për të mbijetuar në politikë, i duhet siç u shpreh ai, një “armik” kujdestarë.

Ai përmes një postimi në Facebook i ka renditur disa nga ata që i quajti ‘armiq’ të Kurtit.

“Albin Kurti, për të mbijetuar në politikë gjithnjë i duhet nje “Armik” kujdestarë. Për t’i fshehur skandalet qeveritare, “armiq”i bënë mediet. Për ta fshehur dështimin në arsim, “armik” e bën SBASHK-un. Për ta fshehur dështimin në shëndetësi, “armik” i bënë mjekët. Për ta fshehur dështimin në drejtësi, “armik” i bënë prokurorët e gjyqtarët”.

“Për ta fshehur dështimin në ekonomi, “armik” i bënë bizneset (“Oligarkët” siq di t’i thotë ai). Për ta fshehur dështimin në infrastrukturë, “armik” i bënë qeveritë e kaluara. Për ta fshehur dështimin dhe paditurin për draftimin e ligjeve kualitative, “armike” e bënë Gjykatën Kushtetuese. Për ta fshehur dështimin në dialog e diplomaci, “armike” i bënë ndërmjetësitë dhe gjithë bashkësinë ndërkombëtare”, u shpreh ai.

Tutje, Selmanaj tha se mosdija dhe dështimi nuk mund të fshehen , siç u shpreh ai, me “armiq” të shpikur.

“Ky njeri nuk mundet me qeverisë pa shpikur “armiq” kujdestarë. Dhe një ditë kur qytetarët e Kosovës masivisht do të kërkojnë llogari prej tij, ky ka me u armiqësu edhe me vet qytetarët dhe votuesit e tij. E ajo ditë jam i bindur që po afrohet me shpejtësi. Mosdija dhe dështimi nuk munden të fshehen me “armiq” të shpikur. Kosova ka nevojë për zhvillim e prosperitet në çdo fushë, e jo broqkulla, e sjellje paranojake me “armiq” kujdestarë e të shpikur”, u shpreh ai.